Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agolli: Do t'u krijojmë ID qytetarëve për marrjen e certifikatave online

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Agolli, ka thënë se do të krijojnë qendër inovative në Mitrovicë e më pas edhe ID të qytetarit për marrjen e shërbimeve komunale në mënyrë elektronike.

“Do ta bëjmë edhe digjitalizimin e shërbimeve komunale. Pranë komunës do të formohet një qendër inovative që do të an ndihmojë shumë në digjitalizimin e shërbimeve komunale. Do të formojmë ID të qytetarit me nënshkrim elektronik e në ëeb faqen e komunës do të jetë rubrika për certifikata të ndryshme e qytetarët do të mund ta marrin vet pa shku në komunë”, ka thënë Agolli.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Mitrovicës së Jugut diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Në DebatPernime është kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut: Armend Agolli nga LDK.

Të ftuar në debat kanë qenë edhe Agim Bahtiri nga LVV dhe Bedri Hamza nga PDK por të njëjtit nuk kanë pranuar të jenë pjesë e debatit.

Kandidati i LDK-së përballë Jeta Xharrës do të jap përgjigje se si do të menaxhojë me pandeminë COVID-19, cilat janë planet për arsim, ambient, kulturë, siguri publike dhe tema të tjera.

Për të qenë përballë kandidatit për kryetar të komunës janë ftuar edhe kandidatet për asambliste në këtë komunë dhe përballë Agollit do të jetë Flutura Beka Kamberaj nga LDK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.