Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Bahtiri flet për drejtorin me aktakuzë, tregon se a do ta shkarkojë

Sonte përballë Jeta Xharrës në emisionin Jeta në Komunë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pyetur rreth një drejtori në Komunën e Mitrovicës, i cili ka aktakuzë.

KALLXO.com ka gjetur se drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Fidan Ademi, ka një aktakuzë te ngritur në Prokurorinë e Mitrovicës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë emisionit, Bahtiri është pyetur nëse është në dijeni se brenda Komunës ka një drejtor ndaj të cilit ka aktakuzë të ngritur, por i njëjti ka thënë se nuk e di këtë informacion.

“Unë nuk e di që ka një aktakuzë të ngritur ndaj tij”, ka thënë Bahtiri.

Por kur u pyet nëse do ta shkarkojë drejtorin për shkak të aktakuzës së ngritur, Bahtiri nuk u zotua për këtë.

“Nuk mund të them as po as jo, por të mendoj”, u shpreh Bahtiri.