Abdixhiku: Masakra e buxhetit, u kontraktuan 500 milionë euro përtej mundësive

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka thënë se qeveria e Kosovës ka hyrë në borxhe duke kontraktuar projekte përtej limiteve buxhetore.

Ai ka thënë se janë kontraktuar projekte në vlerë 180 milionë euro, të cilat nuk ishin fare në qarkoret buxhetore.

“Sot janë të kontraktuara 180 milionë euro më shumë se sa qarkorja buxhetore që ka egzistuar në vitin e kaluar dhe qarkoren e këtij viti. Jo 180 euro, por 180 milionë euro më shumë”, ka thënë Abdixhiku.

Ka folur edhe borxhet që i kanë qytetarëve për shpronësime.

“Vetëm për shpronësime mungojnë 160 milionë euro. Hera e fundit kur është shpronësuar diçka në Kosovë ka qenë në vitin 2017”, ka thënë ministri i Infrastrukturës.

Abdixhiku ka thënë se kanë mungesë prej 340 milionë euro për shkak se qeveria ka kontraktuar projekte pa mbulesë.

“Këto shuma së bashku bëjnë 340 milionë euro. Nuk po flas këtu për 50 milionë euro shtesë për Bechtelin që qeveria i ka anuluar, e as për 110 milionë euro pretendoheshin t’i jepëshin jashtëligjshëm… Kjo është masakra e buxhetit kur kontrakton gjysmë miliardi euro më shumë se sa që ke para të parapara në buxhet.