Abdixhiku: LDK javën e ardhshme del me qëndrim zyrtar për draftin statutin e Asociacionit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kryesia e kësaj partie, deri në fund të javës se ardhshme pritet që të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me draft statutin e Asociacionit të propozuar nga Bashkimi Europian.

Kështu ka bërë të ditur Abdixhiku, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së që është mbajtur sot.

“LDK nëpërmjet këshillit të përgjithshëm ka autorizuar kryesinë e sapo zgjedhur që të merr një qëndrim dhe gjatë ditëve në vijim, përkatësisht nga fundi i javës së ardhshme, kryesia e LDK-së do të mblidhet dhe do të diskutoj për draftin që do ta pranoj sot, pra draftin që unë kam pranuar nga ndërmjetësuesit, do t’ia dorëzoj sot kryesisë dhe ata do të kenë kohë të mjaftueshme që të bëjnë analiza e nevojshme deri në fund të javës” – tha ai.

“Ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite” – tha Abdixhiku.

Lidhur me ketë çështje, ai ka kritikuar qeverinë duke thënë se tani i kanë kuptuar ato që LDK i ka deklaruar vazhdimisht.

“Ajo çka unë shqetësohem është me papërgjegjësinë e institucioneve të vendit, kryesisht të Qeverisë, të cilët tek tani e kanë kuptuar atë që ia themi vazhdimisht, pra unë gëzohem që tani më në fund thonë se Kosova është dashur të bëj vet draft statutin e Asociacionit por kjo është pikërisht gjëja që kemi thënë tash e sa vite”- ka thënë Abdixhiku.

Ndërsa ka shtuar se në mbledhjen e mbajtur sot kanë marrë vendime edhe në çështje tjera organizative.

“Morëm vendim në ditët dhe javët në vijim të nisim procesin konsultativ të brendshëm në hartimin e listës zgjedhore të deputetëve të LDK-së, për zgjedhjet e ardhshme. Është një praktikë e re por synojmë që shumë më herët të bëjmë listën zgjedhore e cila më pak do të jepte kohë kandidatëve të organizohen”- është shprehur ai.

Në nëntor të këtij viti, Kuvendi zgjedhor i LDK-së ka zgjedhur kryetar të partisë, Lumir Abdixhikun, për një mandat 4-vjeçar.

Abdixhiku mori votat unanime të delegatëve.

Pas rizgjedhjes si kryetar i partisë, Abdixhiku tha se do të ushtroj këtë detyrë me sjellje rugoviste.