Ramush Haradinaj

AAK do e nis fushatën nga Prizreni

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e prirë nga kryetari i saj, Ramush Haradinaj, edhe zyrtarisht do ta nisin fushatën zgjedhore nga komuna e Prizrenit.

Ai e ka zgjedhur qytetin e lashtë pasi siç ka thënë shqiptarët e kanë shkruar historinë̈ një shekull e gjysmë më parë.

“Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë̈ një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka shkruar kreu i AAK-së Haradinaj në Facebook.

Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës.