Ilustrim

Arrestohen tre të dyshuar për sulm ndaj disa personave në Pejë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë sulmuar disa persona tjerë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:10 në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë.

Në njoftim thuhet, se të dyshuarit njërit nga viktimat i kanë shkaktuar lëndime tё rënda trupore, ndërsa viktimës tjetër disa gërvishtje.

“Tё lënduarit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekësor”- thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjatё përleshjes tё dyshuarit kanё përdorur mjete tё forta, ndërsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë (thikë).

Personat e dyshuar  pas inetrvistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të shtetit janё dërguar në mbajtje pёr 48-orё.