7 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

7 raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin ditor se rastet e dhunës kanë ndodhur në komunën e Podujevës, Prizrenit, Suharekës dhe të Gjakovës.

Në Podujevë, një person është arrestuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij. Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Podujevë, një femër ka raportuar se burri i saj është përdorues i substancave narkotike dhe në vazhdimësi përdor dhunë ndaj saj. Palët, sipas Policisë, janë invervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Në Prizren, një femër ka raportuar se një person në vazhdimësi e ka kanosur përmes telefoni si dhe i ka dëmtuar automjetin e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në komunën e Suharekës, dje rreth orës 17:00 një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu në komunën e Prizrenit, mbrëmë rreth orës 22:30 është arrestuar një person, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psiqike dhe ka kanosur gruan e tij. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Në Gjakovë, mbrëmë rreth orës 21:30 janë arrestuar dy meshkuj, njëri prej tyre i mitur, pasi që kanë sulmuar fizikisht një femër gjithashtu të mitur. Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu në Gjakovë, një person është arrestuar, pasi sipas Policisë, i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Ndërsa me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.