609 shkolla në Kosovë me qasje për fëmijët me nevoja të veçanta

Në ditën Botërore të Personave me Aftësi të Kufizuar, HANDIKOS ka publikuar raportin e qasjes në shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Afrim Maliqi, drejtor në HANDIKOS ka bërë të ditur se përmes këtij raporti është vlerësuar situata e shkollimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Kemi vlerësu që mund të jenë tre lloje të paragjykimeve për personat me aftësi të kufizuar, diksriminimi i parë është paragjykimet që egzitojnë për personat me aftësi të kufizuara të cilët shkaktojnë frikë dhe izolim dhe kopleksitet tek personat aftësi të kufizuari, diskriminini i rrethit dhe ambinetit ku transporti dhe trotuaret nuk janë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, udhëzimet administrative dhe ligjet të cilat nuk zbatohen apo nuk i marrin parasysh të drejtat e personave me aftësi te kufizuara”., ka thënë Maliqi.

Rozafa Basha,  Arkitekte  ka shpjeguar se në këtë raport është  vlerësuar edhe qasja në brendi të objekteve, shkallët e brendshme,rampat, përmasat e hapësirave, ekzistimi i tualeteve të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, denivelimet, vija traktore për lëvizje në ndërtes, ashensori dhe përmasat e tij, shenjat e qasjes, sportelet, hapësirat për  lëvizje me karrocë në klasa.

“Parametrat e qasjes për të vlerësuar në ndërtesat shkollore janë fillimisht hyrjet në ndërtes dhe hapësirat brenda, ku janë vlerësuar ekzistenca për parkingjet e personave me aftësi të kufizuara, qasje tek hyrjet nfërtesës, rampat, pjerrinat , fushat taktore udhëzuese dhe ato paralajmëruese që cojnë deri tek hyrja në ndërtes, shenjat e qarsjes.”, ka thënë Basha.

Në këtë takim ka qenë edhe Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili ka bërë të ditur se në Kosovë janë  609 shkolla në të cilat fëmijët me aftësi të kufizuara kanë qasje, nga rreth 1094 isntitucione shkollore sa janë gjithsej.

“Sipas të dhënave qëi kemi ne si ministri, 50%e shkollave kanë qasje për personat me aftësi të kufizuar, përmes pjerrinave ose rampave.Unë e di që edhe në Universitetin e Prishtinës dhe në Universitetet tjera publike kanë siguru edhe këto pjerrina.”, ka thënë Likaj.

3 dhejtori është Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar, përmes së cilës synohet ndërgjegjësimi i shoqërisë për këta persona.