COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

6 të vdekur dhe mbi 2 mijë raste të reja me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 vdekje dhe 2 mijë e 33 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas njoftimit të MSh-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19 kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,781,110 doza të vaksinës.

Deri më sot 805,802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, 81,020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 3 mijë e 329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172 mijë e 44 kurse në total numri i rasteve aktive është 32 mijë e 906.