6 pacientë me COVID-19, në gjendje kritike

Shërbimi Spitalor Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19.

Gjithashtu, SSHKUK-ja njoftoi edhe për gjendjen e tyre shëndetësore.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot, me datë 30.06.2020, janë të shtrirë 111 raste me Covid-19 pozitiv. 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, 6 pacientë janë në gjendje të rënd.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, thuhet tutje në njoftim.

Pacientë ka edhe nëpër reparte tjera jo vetëm në Klinikën Intensive.

“Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtrirë 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë më CPAP. Në klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 22 raste me COvid-19 pozitiv të cilët janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi”, thuhet në fund të njoftimit.

Vetëm dje gjatë ditës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi edhe për 122 raste të reja me COVID-19 pozitiv.