6 deputetët e mundshëm të NISMA-AKR-PD

Vendimi i sotëm i PZAP-së, koalicionit NISMA-AKR-PD ia ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E në bazë të formulave të Komisionit Qendror Zgjedhor këta janë kandidatët që mund t’i zënë ulëset e Kuvendit në legjislaturën e shtatë.

Fatmir Limaj sipas formularit të rezultateve përfundimtare të KQZ-së ka 26,014 vota.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka grumbulluar  10,525 vota.

Ministri në detyrë i MTI-së, Endrit Shala ka marrë 6,819 vota ndërsa Haxhi Shala ka marrë 6,643 vota.

Listës së deputetëve nga vendimi i sotëm i PZAP i janë shtuar edhe dy gra nga koalicioni NISMA-AKR-PD.

Mirlinda Sopi Krasniqi ka grumbulluar 4,079 vota.

Albulena Balaj Halimaj ka marr 4,047 vota.

Vendimi i sotëm i PZAP-së mund ta ulë pvrfaqësimin në Kuvend të partive tjera. Në rast se certifikohen rezultatet në bazë të këtij vendimi, Vetëvendosje pritet t’i ketë 29 deputetë (nga 32 sa i kishte fillimisht), LDK 28 (nga 30), PDK 25 (nga 26) dhe AAK-PSD 13 deputetë (nga 14 sa i kishte).

 

DOKUMENT – Arsyetimi i PZAP rreth ankesës së NISMA-s

www.kallxo.com