53 aksidente janë raportuar në 24 orët e fundit

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 53 aksidente trafiku.

Nga gjithë këto aksidente, 22 prej tyre janë raportuar me persona të lënduar ndërsa 31 të tjerë janë raportuar me dëme material.

Policia gjithashtu ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 123 tiketa trafiku.

Gjithashtu në raportin policor ditor, është raportuar edhe se janë arrestuar 25 persona për vepra të ndryshme penale.

11 nga ta janë dërguar në mbajtje, shtatë në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.