Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

4 të arrestuar për dhunë në familje

Një grua nga Prishtina ka raportuar se është kërcënuar me mesazhe nga bashkëshorti i saj. Sipas policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, kurse rasti po vazhdon të hetohet.

Ndërsa, në Gjilan është arrestuar një burrë pasi kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur. Nga Policia thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marr trajtim mjekësor. Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan po ashtu është arrestuar edhe një burrë i cili pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e ka kanosur dhe ka tentuar të sulmoj atë dhe djalin e tij.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Prizren, një burrë nga fshati Malësi e Re është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Në raportin policor thuhet se viktima nuk ka pranuar të marr trajtim mjekësor, ndërsa në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Mitrovicë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Sipas policisë, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.