Foto: Komuna e Gjilanit

271 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës së përballjes me virusin.

Xhemaili ka bërë të ditur se aktualisht Gjilani ka 271 raste aktive, teksa në emër të Komitetit ka apeluar të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti – COVID-19, që është bartja e maskave, respektimi i distancës dhe pastrimi i duarve.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është: 1552 raste pozitive në total, 1229 të shëruar, 271 raste aktive, 52 të vdekur, 28 në hospitalizim dhe 163 mostra në pritje.