Foto: Ilustrim

21 të ndaluar në rajonin e Prizrenit për mosrespektim të “orës policore”

Njëzetenjë persona janë ndaluar nga Policia gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prizrenit për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për kohën e lëvizjes.

Sipas Policisë, 17 prej këtyre personave janë ndaluar në Prizren dhe 4 në Suharekë.

Me urdhër të prokurorit, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Për mosrespektim të ndalesës së vendosur si masë për parandalimin e përhapjes së pandemisë arrestime ka pasur edhe në  Prishtinë dhe Pejë nga 5, në Gjilan 2 dhe në Mitrovicën e Jugut 1.