19 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 mijë e 158 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 6 mijë e 256 testime të realizuara.

Për periudhën e njëjtë, jetën e kanë humbur 19 persona, kurse janë shëruar 166 pacientë.

Viktimat janë: Tetovë-6, Gostivar-5, Kumanovë-3, Shkup-1, Strumicë-1, Strugë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Vallandovë-1.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1 milion e 86 mijë e 75 testime, prej të cilëve 165 mijë e 684 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ata, janë shëruar 151 mijë e 401 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5 mijë e 608 persona. Raste aktive në vend janë 8 mijë e 675./TV21