Pamje nga Kampionati Shtetëror i Karatesë "Tokyo 2020" - Foto: Komuna e Mitrovicës

19 raste të reja me Covid-19 në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

 

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kanë raportuar për 19 raste të reja me Covid-19, duke përfshirë këtu edhe tre atletë.

Komiteti organizativ nuk i ka treguar emrat e të infektuarve, por njëri nga atletët, banor në Fshatin Olimpik u identifikua si rast kontakti me lojtarin e volejbollit nga Republika e Çekisë, i cili u testua pozitiv këtë javë.

Së paku 110 persona që janë të lidhur me Lojërat Olimpike, janë testuar pozitiv deri më tani në Japoni, gjë e cila ka bërë që masat për parandalimin e përhapjes së virusit, të jenë më strikte, përfshirë këtu edhe ndalimin e pjesëmarrjes së spektatorëve pothuajse në të gjitha eventet.

Rastet e reja me Covid-19 kanë shënuar rritje në Japoni. New York Times ka raportuar për 5,300 infektime të reja, më së shumti në këta dy muaj.

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga zhvilloi një takim me shefin ekzekutiv të vaksinave Pfizer, Albert Borula, i cili gjendet në Tokyo për Lojërat Olimpike. Kryeministri Suga ka kërkuar nga kjo kompani që të përshpejtojnë furnizimin me vaksina që ishin planifikuar të vinin këtë vjeshtë, raporton Kyodo News.

Sipas New York Times, rreth 23% e popullsisë në Japoni janë vaksinuar tërësisht.