17 persona të shëruar sot nga COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot janë shëruar 17 persona në Kosovë nga COVID-19.

Ministri ka deklaruar se sot është dita e tretë me radhë ku ka rezultate të mira.

“Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët. Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Në fund ai ka bërë thirrje që të mos relaksohet, por të bëhet kujdes dhe të ketë vëmendje.