Policia e Kosovës

16 migrantë sirianë kapen në Komoran

Në Komoran të Prishtinës gjatë së dielës Policia kapi 16 migrantë që po kontrabandoheshin.

Sipas raportit policor, të 16 migrantët ishin sirianë kurse ata u gjetën në një furgon me targa vendore.

Nga ky rast u sekuestruan para, dy telefona celularë dhe furgoni me të cilin po kontrabandoheshin migrantët.

I dyshuari që po drejtonte furgonin u dërgua në mbajtje kurse migrantët u dorëzuan në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve.