14 vjeçarja në Kaçanik zhduket pasi lëshon bagëtit për të kullotur

14 vjeçarja në fshatin Semaj të Kaçanikut pasditen e djeshme kishte dal për të lëshuar bagëtit për kullotë por e njëjta nuk kthyer më në shtëpi.

Babai i saj ka raportuar në polici se vajza e tij kishte lëshuar bagëtit rreth orë 16:00, por më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Njësitet policore, së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e 14 vjeçares, por deri më tani e njëjta nuk është gjetur.