Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Moti të hënën në Kosovë

Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara pritet të mbajë të hënën më 24.06.2024 në Kosovë.

Sipas një njoftimi për media, vranësirat gjatë ditës parashihen të intensifikohen duke krijuar mundësi për riga shiu, ndërsa në vende të izoluara parashihet reshje breshëri.

Temperaturat minimale është thënë se do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27 deri në 33 gradë Celsius.

Po ashtu është thënë se do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Gjithashtu është njoftuar se java e fundit e qershorit do të jetë jostabile, ndonëse temperaturat ekstreme kaluan, ditët vijuese do të jenë me mot jostabil, shira, shtërngata dhe në vende të izoluara kushte për breshër.

Teksa të dielën më 23.06.2024, reshje të dendura të shiut ka pasur në Prishtinë, por edhe në qytete të tjera.

Situatë më e rëndë ka qenë në kryeqytet, ku disa rrugë janë vërshuar nga uji.

Qytetarët janë ftuar nga i pari i Prishtinës, kryetari Përparim Rama që të qëndrojnë në vende të sigurta, teksa i njëjti ka njoftuar se organet kompetente janë duke u marr me dëmet e shkaktuara.