Protesta e Policisë së Kosovës. Foto: Adelina Ahmeti/KALLO.com

14 kërkesat e Policisë së Kosovës për Qeverinë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka prezantuar 14 kërkesat që kanë pjesëtarët e PK-së për Qeverinë e vendit, për të cilat sot edhe po protestojnë.

Zeqiri tha se sot janë pranë qeverisë që t’i përcjellin publikisht kërkesat, që ta se janë legjitime të të gjithë pjesëtarëve të Policisë, edhe të atyre që janë prezent edhe atyre që janë në detyrë zyrtare.

“Deri tani kemi pasur kërkesa me shkrim, takime e kërkesa verbale, kemi dërguar peticion në kuvendin e Kosovës me pakënaqësitë e policëve. Policia ka qenë e është e përkushtuar në mbrojtje të rendit e qetësisë publike e detyrave tjera bazuar në ligjet e Kosovës” – tha Zeqiri.

Tutje ai paraqiti këto 14 kërkesa për Qeverinë e Kosovës:

  1. Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi, siç janë veshmbathjet, mjetet e punës, mjete logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete si dhe pajisje të tjera të domosdoshme nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë
  2. Rrezikshmëria të jetë permanente dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri për punë të jetë 25 deri në 50% e pagës bazë si dhe të formohet një komision që do të bëjë ri-vlerësim e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri
  3. Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës
  4. Ligji për pensionim në moshën 55-vjecare i njëjtë si me Forcën e Sigurisë së Kosovës
  5. Sigurim jetësor dhe rritjen e fondit në buxhetin e Policisë për shërbimet jetësore me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shpenzime tjera
  6. Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së të cilët janë lënduar në kryerje të detyrave zyrtare, kërkojmë që të krijohet një fond apo caktimi i një shume të mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit
  7. Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike
  8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët dhe jo në mënyrë selektive, por për të gjithë e barabarta
  9. Pagesa e udhëtimit për ata që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë
  10. Shtesa në fondit me vlerë të një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë vitit
  11. Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kulaifikimit shkollor
  12. Të rikthehen tri paga përcjellëse për zyrtarët të cilët pensionojnë
  13. Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e Policisë që mund të kenë rast vdekje në familjen e ngushtë
  14. Përkujdesja për mirëqenin e familjeve të pjesëtareve të PK-së që kanë rënë apo kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës apo janë lënduar, si për shembull shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo i një anëtari të ngushtë dhe sigurimi i vendbanimit nëse nuk kanë

Zeqiri tha se janë të gatshëm që të takohen me Qeverinë e Kosovës që të diskutojnë këto kërkesa, duke njoftuar se protesta përfundon për sot.

Fillon protesta e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës