12 viktima dhe 327 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

12 qytetar kanë humbur betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa nga 2,740 testime të realizuara, 327 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet në 24 orët e fundit ka regjistruar 325 pacientë të shëruar nga korona virusi. /TV21