Lagjja 'Bajram Curri"- Facebook
12 orë në ditë pa ujë të pijshëm, nesër protestojnë banorët e lagjes 'Bajram Curri' në Prizren
Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren nesër do të protestojnë për mungesë të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit të banorëve, protesta do të mbahet nesër në ora 13:00 deri në 14:00 para zyreve të ndërmarrjes publike “Hidroregjioni Jugor”.
“Sic ju kemi lajmëruar se pas shumë kërkesave dërguar kompanisë “Hidroregjioni” ku kemi kërkuar reduktime proporcionale asnjë përgjigje deri më tani nuk kemi pranuar, andaj të hënën me datë 10.01.2022 do të protestojmë para zyreve të kompanisë nga ora 13:00 deri në ora 14:00, ky reduktim 12 orësh dhe me shtypje tepër të ulët e cila as për nevoja elementare nuk mund të kryhen nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo tregon që është menaxhim jo i mirë i kompanisë, e cila duhet të ketë përgjegjësi dhe duhet të ngritet padi për shkelje të drejtave të njeriut. Protesta do të jetë paqësore!”, thuhet në njoftimin e banorëve të lagjes.
Banorët e kësaj lagjeje që nga fundi i muajit nëntor janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit për 12 orë në ditë.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike “Hidroregjioni Jugor”, mungesa e ujit është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.
“Për shkak të kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogëlim të kapacitetit ujor në burimet e ujit mbi 50% prandaj jemi të detyruar në aplikimin e reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit. Lagja “Bajram Curri” me zonat përreth : – furnizimi me ujë prej h 6:00-20:00, reduktimi prej h 20:00-06:00”, thuhet në njoftimin që kjo ndërmarrje u ka bërë banorëve me datën 23 nëntor të vitit 2021.