12 minatorë të lënduar, 8 po marrin trajtim në emergjencë

Zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa, ka bërë të ditur se numri total i minatorëve të Trepçës të lënduar sot është 12.

Siç merr vesh KALLXO.com, 2 prej tyre janë me lëndime serioze në sy.

“Numri total i të lënduarve është 12. Prej tyre 8 janë duke u trajtuar në emergjencë, ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime serioze në sy, të cilët janë transferuar në repartin e oftamologjisë”– ka thënë Mustafa për KALLXO.com.

Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të minierës në Stan Tërg, minatorët janë lënduar pas shpërthimit të një cisterne me acid.

Aksidenti me acidin ka ndodhur në horizontin e 11-të të minierës.

Tetë minatorë të Trepçës lëndohen nga acidi