COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

11 raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus nga 1 mijë e 719 mostra të dyshimta, të cilat janë testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka njoftuar se 26 qytetarë të tjerë janë shëruar nga infeksioni SARS-CoV-2.

Aktualisht në Kosovë janë 447 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani në nivel vendi janë shënuar 160 mijë e 891 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 2 mijë e 978 kanë vdekur, derisa 157 mijë e 466 janë shëruar.

Ndërsa sa i përket vaksinimit, MSh bënë të ditur se për 24 orë 3 mijë e 658 qytetarë janë vaksinuar kundër coronavirusit, ndërsa nga 29 marsi i këtij viti, kur edhe ka filluar vaksinimi në nivel vendi e deri më tani janë administruar mbi 1 milion doza të vaksinave.

Ndërsa me dy dozat në Kosovë janë të vaksinuar 742 mijë e 830 qytetarë.