Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

10 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 10 raste të vdekjeve nga COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç),” thuhet në njoftim.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737