Foto: KALLXO.com

Kuvendit sot seancë të jashtëzakonshme për abuzimin e seksual të nxënëses nga Drenasi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 12:00.

Kjo seancë u caktua me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, GP të LDK-së dhe Alternativa-s, pas rastit të dhunës seksuale ndaj të miturës në Drenas.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë tha se do të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet për ngjarjen tragjike, siç e quajti ajo që ka ndodhur në Drenas.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhë në Drenas. Kjo ngjarje do të duhej të na thirrte në përgjegjësi për faktin se kjo është përgjegjësi institucionale. Këto raste nuk janë të izoluara dhe shumë prej tyre kanë kaluar në heshtje. Prandaj këto raste nuk duhet të heshtje . Seanca mbahet sot në orën 12:00 dhe kërkuam që në senacë të jetë kryeminsitri, ministri i punëve të brendshme, i shëndetësisë dje i Arsimit. Askush nuk mund të amnistohet nga kjo tragjedi”, tha Haxhiu.

40 deputetë të LVV, LDK dhe Alternativës dje dorëzuan kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale.

08 Shkurt 2019 - 10:33

Emirjeta Vllahiu 08/02/2019 - 10:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend