Kuvendi pa kuorum për votimin e Rezolutës për të pagjeturit, shkon në pauzë

Deputetët nuk votuan rezolutën për personat e pagjetur në mungesë kuorumi, por seanca nuk mori fund, ata shkuan në pauzë për tu kthyer prapë në votim.

“Pauzë 20 min, thërras kolegët të vijnë në kuvend për ta votuar rezolutën”, tha kreu Kadri Veseli.

“Vetëm 53 deputet, nuk po futemi në pjesën formale të votimit ngase nuk kemi kuorum”, tha ai.

Pas debatit për personat e zhdukur, njëra nga iniciuesit, Saranda Bogujevci lexoi pikat e dakorduara nga Grupet Parlamentare, të cilat janë bërë pjesë e rezolutës.

Ndër tjera, ajo tha se kërkojnë që:

  1. Të bëhet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë;
  2. Zbardhja fatit të personave të zhdukur të vendoset si parakusht në dialogun Kosovë-Serbi dhe të bëhet pjesë e platformës shtetërore për dialog;
  3. Subjekte bartëse të politikës në agjendat e tyre në takimet me përfaqësues të OKB dhe BE të fokusojnë me prioritet në agjendë fatin e personave të zhdukur dhe pagjetur;
  4. Zbardhja e fatit të zhdukjes së Ukshin Hotit;
  5. Qeveria të finalizojë deri në fillim të muajit qershor 2018 koncept dokumentin për personat e zhdukur dhe ta procedojë në Kuvend …

Debati për personat e zhdukur u iniciua nga deputetët Saranda Bogujevci dhe Andin Hoti. Rezoluta do të votohet seancën e radhës.