Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi miraton kthimin në rishqyrtim të Ligjit për OJQ-të

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare.

Thaçi kishte marrë këtë vendim pas kërkesës së shoqërisë civile.

Organizatat kishin kundërshtuar fillimisht votimin e ligjit në fjalë  pasi sipas tyre me këtë projektligj kur shuhet një organizatë jo-qeveritare, pasuria e mbetur i falet bizneseve private.

Pas këtij miratimi, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se fitoi Presidenti.

“Fitoi Presidenti. Ka autoritet a? Shihet”, u shpreh Veseli.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kishte kthyer në rishqyrtim Ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të vitit 2018.

Pasi kishte marrë marrë qëndrimin e dhjetra OJQ-ve të Kosovës rreth Ligjit për Lirinë e Asocimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,  Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e kishte kthyer në rishqyrtim këtë dokument duke kundërshtuar disa nene të tij.

Brenga kryesore e grupit të OJQ-ve është që me ndërrimet e sugjeruara nga iniciativa e Nait Hasanit, OJQ-të e regjistruara si institucione mikrofinanciare mund ta privatizojnë kapitalin e fituar si OJQ, që nënkupton se mjetet e fituara për interes të përgjithshëm publik mund të shkojnë ne xhepa privatë. Iniciativë të tillë ka pasur para disa viteve e cila ishte përkrahur nga lobi mikrofinanciar në Kosovë qe shtyn përpara privatizimin e aseteve të krijuara si OJQ, gjë që është kundër praktikave europiane

Sipas Zyrës së Presidentit, praktikat e mira të regjistrimit të OJQ-së promovojnë procedura të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë, jo procedura të vështira.

https://kallxo.com/presidenti-ia-kthen-kuvendit-ligjin-per-ojq/

https://kallxo.com/fati-i-ligjit-per-ojq-te-mbetet-ne-duart-e-deputeteve/