Foto: KALLXO.com

Kuvendi Komunal i Pejës i thotë ‘JO’ ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh

Asambleja Komunale e Komunës së Pejës ka votuar unanimisht për kundërshtimin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh.

Komuna e Pejës ka organizuar seancë të jashtëzakonshme për të kundërshtuar këtë projekt.

32 asambistë kanë votuar pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundërshtim.

Komuna e Pejës gjatë ditës së nesërme do ta dërgojë vendimin te ministritë përkatëse, ku kërkohet që këto ministri dhe Qeveria të ndalojnë menjëherë procedurat për dhënien e statusit të investitorit strategjik dhe të gjithë projektin.

Ndryshe, ndërtimin e këtij hidrocentrali e kanë kundërshtuar edhe shoqëria civile.