Mimoza Kusari - Lila - Foto: KALLXO.com

Kusari-Lila: Nuk kemi diskutuar për hidrocentralet

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili tregon se si Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj disa zyrtarëve qeveritarë të Kosovës.

Në Komisionin Qeveritar për Privatizimin të KEDS-it kanë marrë pjesë: Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Bedri Hamza, Ministër i financave, Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq.

Mimoza Kusari-Lila, ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë theksoi së asnjëherë nuk është diskutuar dhe se nuk e ka ditur që po privatizohen hidrocentralet.

“Mund të konfirmoj se nuk kemi diskutuar për kapacitete gjeneruese, do të thotë për 4 hidrocentrale që po deklarohet se janë privatizuar ndërsa ka edhe konfirmime se ato kanë qenë pjesë e aseteve të distribucionit, ne nuk e kemi trajtuar si pjesë të veçantë dhe krejt çka është diskutuar është procesi i privatizimit”, theksoi Kusari-Lila.

Kusari-Lila gjithashtu ka sqaruar së është thirrur nga Policia si dëshmitare e këtij rasti.

Emisionin e plotë rreth “faljes” së hidrocentraleve mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.