Falja e hidrocentraleve
07.5.2018 - 14:07
Në edicionin e së premtes, emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili zbardh përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës në tjetërsimin e katër hidrocentraleve të cilat i janë bartur kompanisë turke që privatizoi distribucionin.
Detajet se si u zbulua ky skandal dhe kush ishin njerëzit që fshehën para publikut këtë transaksion zbardhen nga të dhënat e prokurorisë dhe intervistat me aktorët e procesit. Në deklaratat e dhëna për emisionin katër nga pesë ministrat e kohës janë arsyetuar se nuk dinin që po privatizonin hidrocentralet.
Njëri nga ta duke folur për nivelin e dijes së tij në hidrocentrale ka nënvizuar se nuk di të ndërrojë as llampa apo siç i quan ai “Sijalica”.