Albin Kurti në Kuvend - Foto: KALLXO.com

Kurti: Kontrata me ‘Counter Global’, 'Hajni me Transparencë'

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kritikoi Qeverinë Haradinaj lidhur me projektin për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Kjo Qeveri, sipas Kurtit, nuk e di çfarë do të bëjë as në 20 javët e ardhshme, le më në 40 vitet e ardhshme, sa pritet të zgjatë kontrata me “Countor Global”.

Kurti tha se nuk do të punojë kjo kompani për qytetarët, por ne do të punojmë për të.

“Kjo kontratë duket se do të na fshijë trefishin e ‘Bechtel Enka’-s, kontrata me të cilën nuk u bë kurrë publike”, shtoi deputeti Kurti në seancën e sotme të Kuvendit.

Lidhur me kontratën me kompaninë “Counter Globa”, ai e quajti “hajni me transparencë”, meqë, sipas tij, kontrata u bë publike.

“’Countur Global’ do të marrë para nga kuleta e qytetarëve. Ky nuk është investim i huaj në Kosovë, por i Kosovës në një ndërmarrje”, theksoi ai.

Deputeti Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan zhvillimi nacional. “Kontrata është fitim për Globalin e humnerë për lokalin”, tha ai, duke bërë thirrje qëtë mos votohet kurdo që ajo marrëveshje vjen në Kuvend.