Nesër në Prishtinë mbahet një koncert për Ukrainën

Me moton “Stand with Ukraine”, të premtën, me 18 mars 2022, Prishtinë do të mbahet koncert humanitar për mbledhjen e fondeve për refugjatët e Ukrainës.

Koncerti live me këngëtarin Bashkim Kërqeli, organizohet nga Organizata “Youth Community Project” – Prishtina, dhe mbahet në Tavernën “Menata”, duke filluar nga ora 20:00.

Valon Arifi, menaxher në Organizata “Youth Community Project”, ka thënë për KALLXO.com se fondet e mbledhur do të përdoren për dërgimin ndihmave për refugjatët ukrainas.

Arifi ka thënë se hyrja për të ndjekur koncertin live do të jetë pa pagesë, por donacionet do të mblidhen në baza vullnetare.

“Ky është një organizimi i veçantë dhe mbahet për të mbledhur fonde për dërgimi e ndihmave për refugjatët ukrainas që ndodhen në Poloni. Dy ose tre aktivistë tanë do të nisen për atje javën e ardhshme”, ka thënë Arifi.

Organizata “Youth Community Project” edhe më herët ka dërgua ndihma humanitare për refugjatët ukrainas.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, miliona njerëz janë larguar drejt vendeve tjera evropiane.