Në ‘Paper Gallery’ hapet ekspozita ‘Mosquito Vapor Trails’ e Fatmir Mustafës

Është hapur sot, në “Paper Gallery” në Prishtinë, ekspozita ‘Mosquito Vapor Trails’ e artistit Fatmir Mustafa- Karllo.

Tri vepra të artit modern të Karllos janë ekspozuar në hapësirat e ndara të “Paper Gallery”. Janë pikërisht hapësira që ofron kjo galeri që kanë shtyrë atë që të ekspozojë tri veprat e tija.

Në një prononcim për Kallxo.com, Karllo ka thënë se një prej arsyeve që ai ka zgjedhur “Paper Gellery” për të ekspozuar veprat e tija është hapësira që ofron galeri.

“Për mua është shumë me rëndësi hapësira në kontekst, 50% i veprës sime është hapësira ku do të ekspozojë, ndërsa 50% tjetër është vepra si vepër”, ka thënë Karllo.

Për Karllon është me rëndësi hapësira dhe vazhdimisht tenton ta sfidojë hapësirën, në të njëjtën kohë edhe vetën si artist.

Ndërkaq, kuratori i ekspozitës, Artrit Bytyçi ka thënë për Kallxo.com se specialitetit i Karllos janë hapësira dhe koha.

“Karllo merret me ekspozita që janë specifike në hapësir dhe në kohë. Një gjë interesante për Paper Gallery ka qenë ish-aneksi i Radio Prishtinës dhe është transformuar në një Kompani Komunikimesh dhe marketing, njëkohësisht edhe një galeri dhe veprat e Karllos në këtë kontekst eksploron ato pjesë të tranzicionit”, ka thënë Bytyçi.

 

 

Sipas tij vepra e parë e Karllos, “Rapid Eye Movement” është e krijuar me shtresa asfalti dhe i cili ka disa shtesa tjera të kohëve të ndryshme, shtresa të cilat shprehin një domethënie në kontekstin hapësinore dhe kohorë.

“Edhe dy veprat e tjera, ‘Picnic’ dhe ‘After the Stroke’ lidhe në këtë kontekst, prekin shumë shtresa sociale duke eksploruar të kaluarën tonë”, ka pohuar ndër të tjerash kuratori Bytyçi.

 

 

Ekspozita ‘Mosquito Vapor Trails’ do të qëndrojë e hapur një muaj në “Paper Gallery”