Foto: Facebook/Komuna e Gjilanit

Magbule Xhemaili fiton çmimin blerës të ekspozitës ‘Peneli i Flakës’

Krijuesja Magbule Xhemaili ka fituar “Çmimit Blerës të Galerisë”, që ndahet në kuadër të ekspozitës “Peneli i Flakës 2022”.

Ekspozita kolektive e artit pamor, “Peneli i Flakës” është hapur dje në Galerinë e Arteve në Gjilan.

Kjo ekspozitë është hapur në kuadër të aktiviteteve të sivjetme të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Përpos, çmimit kryesor  të kësaj ekspozite, sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, janë ndarë edhe tri çmimet tjera; ai për pikturë – që e mori Gëzim Brestovci, çmimin për grafikë – e mori Fatmir Krypa, ndërsa Malë Myrtaj mori çmimin për skulpturën.

Në ekspozitën ‘Peneli i Flakës 2022” janë prezantuar  61 artistë të fushave të ndryshme të artit pamorë, si: pikturë, grafikë skulpturë.

Ndërkaq, sot, sipas programit aktivitetet e manifestimit “Flaka e Janarit 2022” do të vazhdojnë edhe sot, me ekspozitën e kujtimeve “Dhoma e Kadriut, Jusufit, Bardhoshit, Rexhepit e Nuhiut”, që mbahet në Muzeun Etnologjik të në Gjilan.

Aktivitetet e “Flakës së Janarit” do të mbahen deri në fund të këtij muaji.