‘Kosovo Theater Showcase’. Foto: Isa Vatovci

‘Kosovo Theater Showcase’, dy aktoret serbe shpalosin përvojat e tyre në teatër 

Dy artiste serbe, Mirjana Karanoviq dhe Jasna Gjuriçiq kanë shpalosur sot në Prishtinë përvojën e tyre si aktore dhe rolin që ka teatri në ngritjen e çështjeve të rëndësishme shoqërore e kulturore, jo vetëm në rajon.

Përvojat e tyre, dy aktoret i shpalosen gjatë një diskutimi që panët në kuadër të “Kosovo Theater Showcase 2020”.

Diskutimi i moderuar nga gazetari Agron Bajrami është mbajtur në Teatrin ODA në Prishtinë dhe dy aktoret serbe kanë folur rreth ndërtimit të karrierës së tyre në periudha të ndryshme kohore dhe për sfidat që ballafaqohen sot aktorët në rajonin e Ballkanit.

Gjatë diskutimeve të tyre, mysafiret nga Serbia janë ndalur edhe te roli që ka teatri në ngritjen e çështjeve të rëndësishme shoqërore, rrjetëzimin kulturor në rajon, duke mos lënë anash as sfidat dhe përgjegjësitë e të qenit aktore në Ballkan si dhe kapacitetin e teatrit për të ngritur dhe promovuar çështje si barazia gjinore, luftimi i homfoboisë e nacionalizmit.

‘Kosovo Theater Showcase’. Foto: Isa Vatovci

Mirjana Karanoviq gjatë fjalës së saj ka thënë se të jesh artist sot nuk dallon shumë nga të qenit aktor para 20 a 30 vitesh.

“Gjithmonë kam pasur përshtypjen se nga aktoret ka pasur pritje të mëdha. Unë nga vetja kam pritur më shumë. Në vitet e  ‘90 kam menduar se kam guximin dhe fuqinë që të parandaloj gjëra të këqija që ndodhnin. Ishte mashtrim i madh për mua. Kam investuar shumë energji për ta bërë këtë mrekulli. Ajo nuk ndodhi jo vetëm për shkakun tim, por edhe për të tjerët që ishin pakicë e punon që gjerat të qetësoheshin. Sot jam më modeste në vizioni tim se çfarë mund të bëj. Sot ambiciet i kam në përmasa njerëzor edhe në dhjete vitet e fundit apo më shumë jam fokusuar në krijimtarinë time që do të lë pas”, ka thënë ajo.

Sot, ka shtuar ajo, angazhimi i secilit në publik ëshë bërë në njëfarë mënyrë si një tregti e vogël.

“Tregti me popullaritet e sensacion te lire. Fjalët me serioze lehte shtrembërohen dhe plasohen në tregun e fëlliqur. në aspektin psikik përgatitëm sa herë dua te publikoj një fotografi. Refuzoj të jap intervista për revista grash pasi bëjnë pyetje palidhje se si shkojmë më meshkujt e çka përgatisim. Jam e lumtur që në këtë moshe po luaj role të mrekullueshme”, ka thënë ndër të tjerash Karanoviq, gjatë diskutimit.

Ndërsa aktorja Jasna Gjuriçiq ka shtuar se kur ka filluar të punojë skena ishte zonë e lirë.

Ajo ka thënë se përmes skenës ka mësuar se gjithçka duhet të thuhet në skenë.

“Skena për mua është një hapësirë tejet serioze, si filmi, dhe aktori skenën duhet ta trajtojë si një hapësira publike ku ke rast te tregosh diçka. Aktori duhet të ketë kujdes për atë që thotë në skenë. Kemi përpjekje të aktoreve që të futen në politikë për te ndryshuar diçka. Teatri nuk mund ta shpëtojë boten. Por janë hapat tanë të vegjël në seknë dhe juve në publik. Është një ndërveprim. Unë dhe Mira me kujdes zgjedhim materialin që do të punojmë. Është shumë me rendësi përmbajtja”, ka thënë aktorja Jasna Gjurçiq.

Dy aktoret Mirjana Karanoviq dhe Jasna Gjuriçiq ishin pjesë e shfaqja “Balava” e cila hapi dje edicionin e tretë të “Kosovo Theater Showcase”.

Kosovo Theater Showcase. Foto: Facebook/Qendra Multimedia

Mirjana Karanoviq (1957) është njëra ndër aktoret më të famshme të teatrit dhe kinematografisë post-jugosllave e cila është aktiviste e njohur për të drejtat e njeriut. Ajo ka qenë shumë e zëshme edhe kundër luftërave në Jugosllavi.

Jasna Gjuriçiq (1966) është aktore e njohur serbe e cila në vitin 2010 fitoi çmimin për aktoren më të mirë në festivalin e filmit në Locarno, Zvicër.

Ky diskutim u organizua në kuadër të projektit “Reconnection 2.0”, i cili menaxhohet e financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa implementiohet nga Qendra Multimedia (Prishtinë) dhe Heartefact Fund (Beograd).