Komedia ‘Një shfaqje me katër aktorë...' shfaqet sot të Teatrin e Gjilanit

Komedia “Një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” e shkruar nga Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Rrustemi- Neziraj jepet sot reprizë në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja do të jepet në ora 20:00 dhe është prodhim i Qendrës Multimedia në Prishtinë dhe në Gjilan jepet si shfaqje mysafire.

Shfaqja thumbon aktualitetin kosovar sidomos lidershipin e vendit, për gjendjen e në të cilën e ka sjellë vendin, pa lënë anash edhe emisarët e ndryshëm politik ndërkombëtarë.

Në shfaqje luajnë aktorët: Shengyl Ismaili, Adrian Morina, Ernest Malazogu dhe Shpetim Selmani.