Foto: Playfest.

Javën tjetër nis festivali ‘Playfest' në Ferizaj

Edicioni i 5-të i festivalit multi-kulturor, “Playfest”  do të mbahet nga 11 deri më 15 korrik në Ferizaj.

Për pese ditë sa do të zgjasë ky festival, qyteti i Ferizajt do të shndërrohet në një destinacion të veçantë për aventurat kulturore.

“Playfest” dallohet për një audiencë gjithë-përfshirëse, kreative dhe eksploruese.

Këtë edicion, “Playfest”, sipas organizatorëve do të jetë pjesë e programit dhe aktiviteteve që Komuna e Ferizajt ka organizuar për 150 vjetorin e themelimit të qytetit.

Zyrtarë të festivalit kanë thënë për KALLXO.com se edicioni i sivjetmë i “Playfest” do të nis me programin “Playkid”, një feste e dedikuar fëmijëve.

Foto: Playfest.

Artë Rexhepi, zyrtare për marrëdhënie me publikun në “Playfest”, thotë për KALLXO.com “Playkid” do të sjellë performanca të jashtëzakonshme për fëmijët.

“’Playkid’ është një shkrirje e lezetshme e edukimit dhe argëtimit, ku program mbetet një dëshmi e fuqisë së përfshirjes dhe ndikimit të thellë në një mjedis të sigurt, mbështetës dhe argëtues” – tha Rexhepi për KALLXO.com.

Përveç programit për fëmijë, në kuadër të edicionit të 5-të të “Playfest” do të mbahen work-shope artistike, shfaqje kinematografike në ambient të hapur e aktivitete tjera muzikore.

“Më 13 -15 korrik (20123), ‘Playfest’ do të sjellë promovimet artistike – ekspozitat e artit për ta përmbyllur me muzikë elektronike që do të zgjasë gjatë natës deri në agim, duke sjelle DJ të njohur ndërkombëtarë të muzikës elektronike” – tha tutje ajo.

Festivali “Playfest” ofron një kombinim të jashtëzakonshëm të artit, muzikës, performances dhe aktiviteteve të ndryshme për të gjitha moshat dhe shijet.

Foto: Playfest.