Pamje nga Panairi i Librit për Fëmijë: KALLXO.com.

Hapet Panairi i Librit për Fëmijë në Prishtinë - FOTO

Organizuar nga organizata joqeveritare “ETEA”, Libraria “Dukagjini” dhe Biblioteka e qytetit të Prishtinës, “Hivzi Sulejmani” është hapur Panairi i Librit për Fëmijë.

Panairi është hapur në sheshin” Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas një performancë muzikore të nxënësve të shkollës “Preng Jakova”.

Në shtatë stendat e këtij panairi janë ekspozuar botime për fëmijë të disa prej shtëpive botuese nga Kosova dhe Shqipëria.

Agon Ahmeti, drejtori i Ojq “ETEA” ka thënë në një prononcim për KALLXO.com, se gjatë katër ditëve sa do të mbahet ky panair do të ketë aktivitete të ndryshme për fëmijë, si takime me shkrimtarë, prezantim të botimeve e vizita nga krerët shtetit të këtij panairi.

“Ky është një aktivitete që u dedikohet ekskluzivisht fëmijëve. Është hera e parë e parë që mbahet një panairi i tillë për organizimin  të cilët ka pasur një interesim të madh dhe qëllimi është që të ketë sa më shumë aktivitete dhe interesim të fëmijëve për libri”- ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se me shumë gjasa ky panair do të jetë tradicional, vjetor.

Panairi i Librit për Fëmijë do të mbyllet të shtunën, më 4 tetor 2023.

Panairi i Librit për Fëmijë organizohet edhe  me mbështetjen e Ministrisë se Kulturës, Rinise dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës.

Pamje nga Panairi i Librit për Fëmijë: KALLXO.com.

 

Pamje nga Panairi i Librit për Fëmijë: KALLXO.com.

 

Pamje nga Panairi i Librit për Fëmijë: KALLXO.com.

 

Pamje nga Panairi i Librit për Fëmijë: KALLXO.com.