Foto: Atdhe Mulla

FOTO- Hapet edicioni i sivjetmë i Etno Fest, 'Gjirokastra e Vogël' afër Prishtinës

Me moton “Shtëpia e Zoti dhe  mikut” ka nisur mbrëmë rrugëtimin edicioni i 9-të i Festivalit  të Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etno fest”, në Kukaj të Prishtinës.

Tema e këtij festivali “Shtëpia Tradicionale Shqiptare” do t’i karakterizojë gjithë aktivitetet që do të shpalosen gjatë ditëve të festivali.

“Siç e shihni është edhe në panot, motoja që kemi vendos është ‘Shtëpia e Zotit dhe Miku’, andaj ndjehuni si në shtëpinë tuja”, ka thënë aktorja Sherqerije Buqaj gjatë ceremonisë së hapjes.

Ndërsa themeluesi i etnofesti regjisori Fadil Hysaj ka thënë gjatë ceremonisë së hapjes se shqiptari tradicional e ka dashtë aq shumë botën dhe miku ka qenë ai qe e ka sjellë lajmin duke e lidhë shqiptarin e izoluar me botën.

“Ju jeni mysafirët e kësaj shtëpie, këtij fshati që do të ekzistojë gjithmonë në kontekstin e një të kaluare që në shpirtin tonë mjerisht ka fillu me u zhbë me të madhe”, ka thënë Hysaj.

Ambasadori i Shqipërisë Qemal Minxhozi, ka lavdëruar organizimin e këtij festivali  i cili një kulturë kaq të bukur dhe interesante dikur e harruar e sjell nga zëra, ekspozita dhe aktivitete tjera.

“Ky festival në fshatin Kukaj po shndërrohet në një qytezë të kulturës dhe do të jetë një Gjirokastër e vogël. Pse të mos kthehet në një festival kombëtar”, ka thënë Minxhozi.

Nata e parë e etnofestit është karakterizuar me ekspozitat etnologjike, etno punëtori, performancë me çifteli nga Fatmir Makolli, Doruntina Rexhepi e Hava Bekteshi dhe nga grupi “Çiftelia”, laboratori Etnokontemporan nga Liburn Jupolli, si dhe performancë nga grupi “Bitolski ćalgiji” nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë programit të natës së parë të etnofesti, me muzikë polifonike dhe valle prezantua edhe grupi i grave ’10 Shqiponjat e Tërbaqit” nga Himara e Shqipërisë.

Festivalit  i Arteve dhe Kulturës tradicionale “Etno fest”, po mbahet në fashit piktoresk  Kukaj të Prishtinës dhe do të zgjas deri më 25 gusht 2019.

Foto: Atdhe Mulla

Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla
Foto: Atdhe Mulla