Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas njoftimit, gjatë bashkëbisedimit në këtë takim, Kurti e ka falënderuar Ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme.

Ndërsa, Minxhozi e ka falënderuar Kurtin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt.

“U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme”- thuhet në njoftim.

Në shtator, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar lirime nga detyra dhe emërime të ambasadorëve në disa vende të ndryshme, duke përfshirë edhe Kosovën.

Begaj për ambasador në Kosovë e ka vendosur Petrit Malajn.

Aktori shqiptar emërohet ambasador në Kosovë