Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rikthehet "Etnofest", do të mbahet nga 3-9 shtator

Festivali i arteve dhe kulturës tradicionale “EtnoFest”, do të mbahet nga data 3-9 shtator në fshatin Kukaj në Prishtinë.

“Etno Fest po rikthehet nga 3-9 shtator në fshatin Kukaj. Publik shumë i dashur, faleminderit që nuk e keni humbur besimin tek ne. Ju mirëpresim me padurim dhe me plot dashni në oazën e artit, kulturës dhe muzikës!”-thuhet në njoftimin organizatorëve të Festivalit në Facebook.

Festivali i cili organizohet tash e 12 vite ishte planifikuar të mbahej nga data 20 deri më 27 gusht.

Arsyeja se pse festivali nuk është mbajtur në datat kur ka qenë i planfikuar, kanë qenë kushtet meteorologjike.

Shtyhet ‘Etnofest’, shkak kushtet meteorologjike