Filmi për pasojat e konfliktit në Irlandën e Veriut shfaqet në Prizren

Organizuar nga DokuFest dhe Ambasada Britanike në Prishtinë, më 26 korrik 2023 shfaqet filmi “Lost Lives”,  i cili eksploron jetën e atyre që vdiqën gjatë konfliktit në Irlandën e Veriut.

Filmi do të shfaqet në Kinemanë ‘DokuKino” në Prizren duke filluar nga ora 18:00.

Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se filmi rrëfen histori rrëqethëse nga konflikti irlandezo-verior.

Pas shfaqjes së filmit, Dermont Lavery dhe Michael Hewitt, regjisori dhe producenti i filmit do të bashkëbisedojnë me publikun rreth filmbërjes.

Gjithashtu, sipas njoftimit, Boyd McKechnie, bashkë-themelues dhe këshilltar ndërkombëtar në qendrën Barbara do të udhëheqë një diskutim mbi rolin e kinemasë në adresimin e së kaluarës së përbashkët dhe se si ajo mund të informojë të ardhmen e shoqërive tona, dhe se si njohuritë nga konflikti në Irlandën e Veriut mund të japin mësim për pajtim edhe në Kosovë.