Ekspozita ‘Vizatime’ hapet të premten në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Ekspozita “Vizatime” e  Rina Krasniqit hapet të premten, më 8 dhjetor 2023, në ora 19:00 në Galerinë e Ministrisë së Kulturës (GMK) në Prishtinë.

GMK-ja përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një koleksion i madh vizatimesh në letër të trashësisë dhe madhësive të ndryshme, e përbëjnë pjesën kryesore të kësaj ekspozite.

“Të gjitha këto vizatime tregojnë për qasjen e ndërlikuar të Rinës ndaj vizatimit, të formësuar nga imagjinata dhe fantazia e përpiktë. Të gjalla dhe duke luajtur qëllimisht me proporcione, këto vizatime shfaqin një idealizëm specifik, duke i dhënë energji punimeve”- thuhet në njoftimin e GMK-së.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Bardhi Haliti.

Ekspozita “Vizatime” do të qëndrojë e hapur deri më 30 janar 2024 në GMK.