Filmi "Zgjoi": Fotografi: QKK

Dumoshi përgëzon regjisoren Blerta Basholli për triumfin në 'Sundance'

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka përgëzuar regjisoren Blerta Basholli për triumfin e filmit “Zgjoi” në festivalin e filmit “Sundance Film Festival” të SHBA-ve.

“Lajme të mrekullueshme nga Feativali i Filmit Sundance. ‘Zgjoi’ i regjisores kosovare Blerta Basholli rrëmben tre çmime. Është ky një sukses i jashtëzakonshëm i ekipit filmik dhe i artit kosovar në përgjithësi.  Përgëzimet e mia për këtë depërtim të arrirë kulturor që riafirmon talentin dhe përkushtimin e filmbërësve tanë”, ka shkruar Dumoshi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook.

Filmi “Zgjoi” i regjisores Basholli ka marrë tri çmimet kryesore në edicionin e sivjetmë të ‘Sundance Film Festival’.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të këtij festival është mbajtur online, në orët e hershme të ditës së sotme.