Ekspozita ‘Deri kur..’. Foto: KALLXO.com.

‘Deri kur...’ - ekspozita që bën thirrje për të pagjeturit

Ekspozita “Deri kur..” e skulptorit Bedri Haziraj vazhdon të jetë e hapur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Në këtë ekspozitë janë ekspozuar skulptura të punuar nga druri në formë të eshtrave të njerëzve.

Në një prononcim për KALLXO.com, autori i ekspozitës Bedri Haziraj thotë se këtë ekspozitë ua kushton të pagjeturve.

“Ka 4 vjet që kam punuar për realizmin e kësaj ekspozite, skulptura janë të punuar prej druri në formë të eshtrash, duke simbolizuar të pagjeturit, por edhe ata që janë flijuar për lirinë e Kosovës” – tha ai për KALLXO.com.

Pjesë e kësaj ekspozitë është edhe një vepër që autori ia kushton Ukshin Hotit.

Ekspozitë “Deri kur..” është hapur më 12 qershor në ditë e paqes, si thirrje për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve dhe paqe për popullin e Kosovës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në shtunën në hollinë BK, “Pjetë Bogdani”.

Ekspozita ‘Deri kur..’. | Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Deri kur..’. | Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Deri kur..’. | Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Deri kur..’. | Foto: KALLXO.com.
Ekspozita ‘Deri kur..’. | Foto: KALLXO.com.