Pamje nga videoinstalacioni ‘School without School’. Foto: KALLXO.com.

Rrëfimi për shtëpitë shkolla të Kosovës në një video-instalacion

Video-instalacioni “School without School” i ideuar nga Orgnaizata joqeveritare “ETEA” dhe ekspozuar në kuadër të Bienales “Manifesta 14”, pasqyron organizimin e mësimin shqip gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

“School without School” është hapur në shtëpinë shkollë të familjes Aliu (Herticëve) në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, e cila më shumë se 20 vjet më parë ka shërbyer si shkollë për nxënësit shqiptarë.

Kjo ekspozitë përmban fotografi të ndryshme, këpucë e rrëfime të dëshmitarëve të kohës, ndërsa muret, dyshemeja e bankat shkollor tregojnë barbarinë serbe ndaj arsimit shqip.

Kjo shtëpi sikurse edhe shumë shtëpi-shkolla u dogj gjatë luftës nga forcat serbe, por jo edhe rrëfimin për mbajtjen gjallë të arsimit shqip, gjatë atyre viteve.

Florent Kurtalani nga organizata “ETEA” thotë se ideja e kësaj ekspozite është që vizitorëve të vijën në kuadër të ‘Manifesta”-s  tu tregohet se çfarë përjetuan nxënësit shqiptarë  gjatë asaj kohe, prej  helmimeve masive, përjashtimi nga objektet shkollore deri te organizimi i arsimit nëpër shtëpi shkolla.

“Ekspozita është vendosur në këtë lokacion në mënyrë që vizitorët ku vijën dhe i dëgjojnë rrëfimet e atyre veprimtarëve me pas mundësi me pa edhe ambientin nga për afërta edhe me pa hapësirën që dikur ka qenë shkollë dhe në të cilën ka ndodhur mësimi në kushte të shtypjes, represionit dhe luftës”-thotë ai.

Ai thotë se ky video-instalacion rrëfen për ngjarje që rrallë ndodhin në botë, andaj sipas tij, kjo pjesë e historisë duhet të ruhet për brezat e rinj.

Kurtalani thotë se shteti duhet të përkujdeset për këtë shtëpi-shkollë, brenda mureve të së cilës ruhen tregime madhështore, por edhe trishtuese.

Foto: KALLXO.com.
Floren Kurtalani. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga videoinstalacioni ‘School without School’. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga videoinstalacioni ‘School without School’. Foto: KALLXO.com.