array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video me pretendime të paverifikuara se vaksina kundër Covid 19 shkakton probleme mendore

Deklarata

Na i rasën vaksinat, tash mos u habitni kur shihni lloj lloj skenash 😮 Ani ata që i kanë marrë nga 3

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i videos “Na i rasën vaksinat, tash mos u habitni kur shihni lloj lloj skenash 😮 Ani ata që i kanë marrë nga 3” është i rremë. Në video nuk është paraqitur asnjë fakt që e mbështet konstatimin se veprimet e personi që shihet në video janë pasojë e vaksinimit kundër COVID-19. Deri më tani nuk është publikuar ndonjë studim që tregon se vaksinimi kundër COVID-19 ka shkaktuar çrregullime mentale. Dy infektologë kanë thënë se vaksinimi ka pasë efekte pozitive në ndaljen e pandemisë dhe se një numër i madh i qytetarëve janë vaksinuar përkundër shumë teorive konspitative që janë përhapë kundër vaksinimit. 

Artikulli

Më 18.04.2024, faqja në FacebookA1TV’,(arkiva) ka publikuar një video me titull, “Na i rasën vaksinat, tash mos u habitni kur shihni lloj lloj skenash 😮 Ani ata që i kanë marrë nga 3”.

Në këtë video shihet një person duke ngrënë barishte në mes të një qyteti.

Krypometri ka gjetur edhe disa artikuj që verifikues të fakteve në botë i kanë bërë për ndikimin e vaksinës kundër Covid 19 në sistemin nervor.

Në njërën nga këto thuhet raportimet se vaksina kundër COVID-19 shkakton simptomat e çrregullimit neurologjik funksional janë të rreme. 

“Pretendimi se vaksina shkakton çrregullimit neurologjik funksional është e rreme sepse janë rrethanat rreth vaksinimit që mund të shkaktojnë gjendjen, jo vetë vaksina”- thuhet në këtë studim.

Në prill të vitit 2021, neurologë dhe psikiatër në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe në Universitetin e Torontos publikuan një këndvështrim në JAMA Neurology duke vënë në dukje se “simptomat e çrregullimit neurologjik funksional (FND) nuk kanë lidhje me përbërësit e vaksinës”.

Në një dokument të publikuar në Instituti Kosovar për Shëndetësi Publike janë listuar efektet anësore të mundshme të vaksinave kundër COVID-19. Në këtë dokument është thënë se efektet anësore të vaksinimit janë të rralla dhe ato paraqiten në formë të lodhjes, temperaturës së ngritur, etj.. Një prej efekteve të mundshme afatgjate janë përmendur disa raste (0.01%) të mpikësjes së gjakut, apo raste kur për shkaqe psikologjike ka pasur reaksione të lidhura me ankthin. Por, në këtë dokument nuk përmendet askund se vaksina mund të shkaktojë ndonjë sëmundje të rëndë mentale.

Krypometër ka biseduar më infektologun Shemsedin Dreshaj rreth efekteve anësore që ka vaksina kundër Covid 19. Dreshaj ka qenë një prej personave kryesor në luftën kundër COVID-19 në Kosovë. 

Dr. Dreshaj ka thënë se ndikimet e vaksinës në sferën psiqike janë pretendime spekulative. Ai ka thënë se asnjë studim deri më tash nuk ka ardhë në përfundim se vaksina anti Covid-19 ka efekte në sistemin nervor.

“Për efektet eventuale në sistemin nervor qendror duhet të bëhet një hulumtim i mirëfilltë dhe pas rezultateve të prezantohen të dhënat në mënyrë shkencore, ashtu që këto hezitime me të cilat sot spekulohet në media ose të konfirmohen ose të largohen definitivisht. Një hulumtim i tillë shkencor në bazë të gjerë të popullatës deri më sot nuk është bërë”- ka thënë Dr. Dreshaj.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë për Krypometër se bazuar në përvojat në QKUK, nuk kanë pasur ndonjë rast me komplikime serioze tek personat e vaksinuar kundër Covid 19.

Sipas tij, secili ilaç, apo edhe vitamina C ka efekt anësor nëse jepet në një kohë të gjatë me doza të mëdha edhe tek rastet jo indikative.

“Vaskina Covid 19 ka qenë zbulimi më domethënës dhe më revulucionar gjatë periudhës së këtij virusi, ka ndihmuar dhe ka sjellë përfitime të mira në menaxhim të Covidit”- ka thënë Ahmeti.

Ai ka thënë se rreth vaksinimit për Covid 19 janë përhapur shumë teori konspirative.

“Kanë ekzistu teori konspirative rreth vaksinimit dhe efekteve anësore që kanë qenë të plasuara kryesisht nga njerëz me njohuri të pakta apo hiç në aspektin shëndetësor, veç kanë pas qëllim të krijojnë huti për marrjen e vaksinave që ka qenë arma më e sigurt në përballje me Covid 19”- ka thënë Ahmeti.

Se a ka pasur raste që vaksina kundër Covid 19 ka ndikuar në sistemin nervor, Krypometri ka biseduar edhe me drejtorin e Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci, i cili ka thënë se nuk ka ndonjë studim kredibil që ka konstatuar se vaksina kundër COVID-19 ka shkaktuar çrregullime nervore.

“Për të ardhë në përfundim se vaksina kundër Covid 19 ka shkaktuar ndonjë çrregullim mendor duhen vite të tëra”- tha Kutllovci. 

Megjithatë, Kutllovci ka thënë se pandemia, si e tërë, ka ndikuar në rritjen e frikës dhe ankthit.